Rixos Sungate - The Land of Legends Access

Rixos Sungate - The Land of Legends Access

Turqi, Kemer, Beldibi (Göynük)

Rreth Hotelit

Rixos Sungate 5* është një nga resortet më prestigjioze në rivierën turke, i vendosur në bregdetin e Gjirit të Antalyas, mes detit Mesdhe dhe maleve Taurus. Resorti ofron një plazh privat prej rreth 650 metrash, ambiente luksoze dhe konceptin Ultra All Inclusive, duke e bërë zgjedhjen ideale për familje, çifte dhe grupe miqsh. Dhomat dhe suitat elegante janë të pajisura me TV LED satelitor, minibar, ajër të kondicionuar, kasafortë dhe ballkon privat. Disa kategori akomodimi ofrojnë tarracë private dhe jacuzzi për një eksperiencë edhe më luksoze. Kompleksi disponon pishina të shumta, aquapark, palestër moderne, fusha tenisi, bowling, si dhe një qendër spa të klasit botëror ku ofrohen masazhe, trajtime estetike, hidroterapi dhe ambiente relaksi. Për fëmijët është në dispozicion Rixy Kids Club, me aktivitete argëtuese dhe edukative gjatë gjithë ditës. Resorti ofron gjithashtu akses në The Land of Legends, duke e bërë pushimin edhe më emocionues për familjet. Gastronomia është një nga pikat më të forta të hotelit, me 2 restorante buffet dhe 7 restorante à la carte që ofrojnë kuzhinë italiane, meksikane, aziatike dhe ndërkombëtare. Gjithashtu gjenden disa bare, lounge elegante dhe ambiente nate. Gjatë sezonit veror organizohen koncerte, shfaqje ndërkombëtare, festa tematike, party pranë pishinës, performanca nga DJ të njohur dhe muzikë live disa herë në javë. Resorti ndodhet pranë Göynük, rreth 35 km nga qendra e Antalyas dhe afërsisht 50 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Antalyas.

Galeria

Rixos Sungate - The Land of Legends Access 1Rixos Sungate - The Land of Legends Access 2
1 / 2

Fluturim + Hotel

nga €1,425 /person
Tipi:All Inclusive
TripAdvisor:4.2/5 (0 vlerësime)
Rezervo Tani
Rezervim i siguruar