Kremlin Palace është një resort unik i frymëzuar nga arkitektura e Pallatit Kremlin në Rusi. I vendosur direkt në bregdetin e Lara-s, resorti ofron plazh privat, ambiente të gjera të gjelbëruara dhe një gamë të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat. Hoteli disponon 5 pishina, aquapark me rrëshqitëse për të rritur dhe fëmijë, SPA & Wellness Center me hamam turk, sauna, masazhe dhe pishinë të brendshme me ngrohje. Vizitorët mund të shijojnë restorantin kryesor buffet, 5 restorante A'la Carte dhe 8 bare që ofrojnë ushqime dhe pije gjatë gjithë ditës. Për fëmijët ofrohen klube argëtimi, aktivitete sportive dhe programe animacioni.
Fluturim + Hotel