Gural Premier Belek 5* është një nga resortet më të njohura luksoze në zonën e Belekut, i vendosur në një ambient të gjelbër pranë Detit Mesdhe. Resorti kombinon shërbimet premium, natyrën dhe argëtimin për të ofruar një eksperiencë perfekte pushimi për familje, çifte dhe adhurues të luksit. Hoteli ofron dhoma dhe vila elegante të pajisura me ajër të kondicionuar, minibar, TV satelitor, kasafortë, WiFi dhe ambiente moderne për një qëndrim sa më komod. Resorti disponon një kompleks të madh pishinash, aquapark, pishina për fëmijë, plazh privat me rërë dhe një qendër moderne Wellness & Spa me hamam turk, sauna dhe trajtime relaksuese. Për familjet, Gural Premier Belek ofron një Kids Club profesional, aktivitete kreative, kënde lojërash dhe programe argëtuese për të gjitha moshat. Resorti është gjithashtu i njohur për aktivitetet sportive, palestrën, fushat sportive dhe programet e animacionit gjatë ditës dhe mbrëmjes. Restorantet ofrojnë kuzhinë turke dhe ndërkombëtare me koncept Ultra All Inclusive, duke përfshirë restorante buffet, bare dhe ambiente gastronomike me shërbim cilësor. Gural Premier Belek ndodhet afërsisht 1 km nga qendra e Belekut dhe rreth 35 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Antalyas.



Fluturim + Hotel