Baia Hotel Bodrum 5* është një resort elegant i vendosur në një nga zonat më të bukura të Bodrumit, me pamje panoramike mbi Gjirin e Gündoğan dhe ujërat e kaltra të Detit Egje. Resorti ofron një eksperiencë premium me koncept Ultra All Inclusive, shërbim të klasit të lartë dhe ambiente moderne. Dhomat elegante janë të projektuara me dekor të ndritshëm dhe modern, duke ofruar rehati maksimale me ballkon ose tarracë private, pamje nga deti, TV satelitor, minibar, ajër të kondicionuar dhe banjo private me vaskë ose dush. Resorti disponon plazh privat, kompleks pishinash, aquapark me disa pishina, si dhe qendër Wellness ku mysafirët mund të shijojnë masazhe Thai, trajtime relaksuese dhe palestër moderne. Restoranti kryesor shërben vakte të përditshme në formë buffet me kuzhinë ndërkombëtare. Resorti ka gjithashtu 5 bare ku ofrohen pije dhe snacks gjatë gjithë ditës, si dhe Vitamin Bar me lëngje të shëndetshme. Shërbimi në dhomë është i disponueshëm 24 orë. Për argëtim, Baia Bodrum ofron aktivitete sportive si sporte ujore, tenis, kinema, diskotekë dhe programe muzikore e shfaqje të organizuara çdo ditë.






Fluturim + Hotel