NG Phaselis Bay 5* është një resort elegant luksoz i vendosur direkt pranë detit në zonën e Kemerit, Antalya. I rrethuar nga gjelbërimi i maleve Taurus dhe bukuria natyrore e bregdetit mesdhetar, resorti ofron një eksperiencë të veçantë për familje, çifte dhe udhëtarë që kërkojnë pushime premium. Dhomat dhe suitat moderne janë të pajisura me ajër të kondicionuar, TV satelitor me ekran të sheshtë, kasafortë, minibar dhe ballkon privat. Ambientet janë të dizajnuara me elegancë për të ofruar rehati dhe pamje të bukura nga deti ose natyra përreth. Resorti disponon plazh privat, pishinë të jashtme me rrëshqitëse uji, ambiente spa me hamam turk, sauna dhe shërbime masazhi. Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu aktivitete sportive dhe programe argëtuese gjatë gjithë qëndrimit. Restoranti kryesor Cuisine Main Restaurant ofron mëngjes buffet, drekë dhe darkë me një përzgjedhje të gjerë gatimesh ndërkombëtare. Gjatë ditës shërbehen specialitete tradicionale turke si gözleme, akullore dhe pije freskuese. Në mbrëmje organizohen muzikë live dhe shfaqje argëtuese, ndërsa për fëmijët ofrohet mini club me aktivitete të ndryshme krijuese dhe zbavitëse.









Fluturim + Hotel