Sardinia me guide
Itali

Sardinia me guide

4 netnga €559/person

Rreth Destinacionit

►29 Korrik- 2 Gusht €559/person ►19 - 23 Gusht €559/person Fluturimet: Tirana – Alghero (Sardinia) 14:00 - 15:50 Alghero (Sardinia) – Tirana 16:25 - 18:10 Vizitohet: Costa Smeralda, Capo Cassia, Grotta di Nettuno , Stintino, La Pelosa Beach, Alghero SARDINIA – 5 DITË VERORE 🌅 Dita e parë Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit Fluturimi direkt Tiranë – Alghero Mbërritja në Aeroportin e Algheros Transfer me autobus drejt Sassari (~40 min) Check-in dhe sistemim në hotel Shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit për grupin Mbrëmje e lirë 🌊 Dita e dytë – Costa Smeralda Mëngjesi në hotel Nisja herët me autobus për në zonën e Costa Smeralda (~2–2.5 orë) Vizitë panoramike në Porto Cervo Ndalese për fotografi dhe kohë të lirë pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe Qëndrim i lirë për plazh në ujërat kristal 💙 Kthim në hotel në Sassari pasdite Mbrëmja e lirë 🏝️ Dita e tretë – La Pelosa Beach Mëngjesi në hotel Nisja me autobus drejt Stintino (~45 min) Plazhi La Pelosa Beach – një nga perlat më të bukura të Sardenjës 🌴 Qëndrim i lirë për plazh në ujëra kristal dhe rërë të bardhë Pasdite kthim në Sassari Mbrëmja e lirë ⛵ Dita e katërt – La Maddalena (opsional) Mëngjesi në hotel Nisja drejt portit të Palau (~2–2.5 orë) Ekskursion ditor me anije drejt Arkipelagut La Maddalena 🌊 (opsional, me kosto ekstra) 🚤 Gjatë lundrimit (~7 orë): Spargi – Cala Corsara me rërë të bardhë dhe ujëra kristal Budelli – panoramë e plazhit të famshëm rozë Santa Maria – not në pishina natyrore dhe relaks La Maddalena – shëtitje në qendrën historike Ambiente komode në bord + bar-restorant + guidë informuese Ekskursioni përfundon rreth orës 17:00 Kthim në hotel në Sassari Mbrëmje e lirë 🌇 Dita e pestë – Alghero & kthimi Mëngjesi në hotel dhe check-out Transfer drejt Alghero (~35 min) Shëtitje panoramike e qendrës historike të Algheros: muret katalanase, Piazza Civica, porti Kohë e lirë për kafe buzë detit ☕🌊 Nisja drejt Aeroportit të Algheros rreth orës 14:00 Fluturimi Alghero – Tiranë 16:25 – 18:10 PËRSE TA ZGJEDHËSH? Plazhet më ikonike të Sardenjës në një udhëtim Kombinim perfekt mes relaksit dhe eksplorimit Destinacione të famshme si Costa Smeralda & La Maddalena Udhëtim i organizuar + kohë e lirë për ty 👨‍👩‍👧 POLITIKAT E FËMIJËVE Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur 📌 POLITIKAT E UDHËTIMIT Programi i udhëtimit mund të ndryshojë sipas rrethanave Ndryshime në oraret e fluturimeve ose vizitave janë të mundshme Shoferi ka orar pune të rregulluar me ligj Krevati dopjo mund të jetë 2 teke të bashkuara Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra Rezervimi: 50% parapagim + pjesa tjetër 10 ditë para nisjes Pagesa e bërë është e pakthyeshme Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime të jashtme (fluturime, mot, forca madhore) Nuk mban përgjegjësi për persona të kthyer nga policia për dokumentacion Për të miturit kërkohet prokurë noteriale në disa raste Pasaporta duhet të ketë minimum 3 muaj vlefshmëri Zgjedhja e vendeve në avion është rastësore 🌴 SHËNIME Disa plazhe kërkojnë rezervim dhe kanë limit vizitorësh Në disa zona ndalohet duhani ose lejohet vetëm në vende të caktuara Nuk lejohet marrja e rërës, gurëve apo guackave Rekomandohen këpucë uji për shkëmbinj dhe iriqë deti Disa plazhe nuk kanë shërbime – merr ujë dhe ushqim me vete Në zona të izoluara sinjali dhe interneti janë të dobëta

Pikat Kryesore

  • ~Costa Smeralda & Porto Cervo ~Plazhi La Pelosa (Stintino) ~Arkipelagu La Maddalena ~Sassari – qytet historik ~Udhëtim me anije në ishujt e Sardenisë ~Plazhe me ujë kristal dhe rërë të bardhë ~Kohë e lirë për relaks dhe eksplorim

Çfarë Përfshin Paketa

  • ~Fluturim vajtje-ardhje Tiranë – Alghero – Tiranë ~Akomodim në hotel në Sassari (4 net) ~Mëngjeset në hotel ~Transferta me autobus sipas programit ~Shoqërues grupi gjatë udhëtimit ~Shëtitje orientuese në Sassari dhe Alghero ~Program i organizuar 5-ditor
  • ❌ NUK PËRFSHIHET NË PAKETË ~Gjithçka e papërmendur më sipër ~Taksa e qytetit sipas hoteleve përkatëse

Galeria

Sardinia me guide  1Sardinia me guide  2Sardinia me guide  3
1 / 3

nga

€559

për person

Kohëzgjatja:4 net
Vendndodhja:Itali
Rezervo Tani

Pa komision • Pa rrezik