Zakynthos me guide
Greqi

Zakynthos me guide

5 netnga €399/person

Rreth Destinacionit

DITE: ►KORRIK: 6-11 - €469/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* ►KORRIK: 21-26 - €519/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* ►31 KORRIK - 05 GUSHT - €489/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* ►GUSHT: 05-10, 10-15 - €399/PERSONI HOTEL IKAROS 3* / €489/PERSONI HOTEL ALEXANDER 4* ►GUSHT: 15-20, 20-25 - €489/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* ►GUSHT: 25-30, 30-04 SHTATOR - €469/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* ►SHTATOR: 04-09 - €399/PERSONI - HOTEL ALEXANDER 4* Programi i Udhëtimit Dita 1 – Nisja drejt Zakynthos Nisja nga Tirana dhe Durrësi në mbrëmje, një ditë para datës së udhëtimit. Udhëtimi vazhdon drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe autostradës Ionian Road, që lidh Janinën me Patrën. Pas mbërritjes në portin e Kyllinit, marrim tragetin për në Zakynthos. Rreth mesditës mbërrijmë në ishull, akomodohemi në hotel dhe kemi kohë të lirë për pushim. Në mbrëmje organizohet një shëtitje në qendrën e qytetit dhe Sheshin Solomos. Dita 2 – Navagio Beach & Shëtitje me Anije Pas mëngjesit, nisemi në një nga eksperiencat më të bukura të ishullit: lundrimin rreth Zakynthos. Gjatë ekskursionit vizitohen: • Shpella e Delfinave • Fytyra e Poseidonit e gdhendur në shkëmb • Navagio Beach (Shipwreck Beach) • Shpellat Blu • Shpella Keri • Xygia Beach • Porti San Nikola • Tsilivi Ekskursioni përfundon rreth orës 17:00. Kosto opsionale: 35 € për person. Shënim: Navagio Beach aktualisht është i mbyllur për zbarkim dhe ndalesa bëhet vetëm për fotografi panoramike. Dita 3 – Vasilikos Beach Pas mëngjesit nisemi drejt zonës së njohur të Vasilikos, një nga plazhet më të bukura të Zakynthos. Kohë e lirë për: • Plazh • Relaks • Sporte ujore Në mbrëmje mund të shijoni jetën e natës në tavernat dhe klubet e zonës. Dita 4 – Ditë e Lirë Ditë e dedikuar për pushim dhe relaks sipas dëshirës. Mund të shijoni plazhin, pishinën e hotelit ose të eksploroni ishullin në mënyrë individuale. Dita 5 – Ishulli i Breshkave (Marathonisi) Pas mëngjesit nisemi drejt portit për ekskursionin në Marathonisi, i njohur si Ishulli i Breshkave. Gjatë lundrimit do të keni mundësi: • Të shihni breshkat Caretta-Caretta • Të bëni plazh në ujërat kristal të ishullit • Të eksploroni një nga zonat më të famshme natyrore të Zakynthos Kosto opsionale: 25 € për person. Pasdite e lirë dhe kthim në hotel. Dita 6 – Kthimi në Shqipëri Pas mëngjesit largohemi nga Zakynthos dhe nisim udhëtimin e kthimit drejt Shqipërisë. Udhëtimi realizohet përmes autostradës Ionian Road, me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje dhe përfundimi i shërbimit.

Pikat Kryesore

  • ✓ Navagio Beach (Shipwreck Beach) ✓ Shpellat Blu ✓ Ishulli i Breshkave Marathonisi ✓ Vasilikos Beach ✓ All Inclusive ✓ Transport me autobus ✓ Guida shoqëruese ✓ Qendra e Laganas ✓ Plazhe me ujë kristal ✓ Pushime verore në Greqi

Çfarë Përfshin Paketa

  • ✓ Transporti me automjet komod ✓ Guida shoqëruese gjatë udhëtimit ✓ Akomodim në hotel ✓ All Inclusive (mëngjes, drekë, darkë, pije) ✓ Wi-Fi falas ✓ Shezllone në pishinë (sipas disponueshmërisë) ✓ Përdorimi i faciliteteve të hotelit
  • ❌ Nuk Përfshihet në Çmim X Lundrimi me anije rreth ishullit – 35 € / person (opsionale) X Ishulli i Breshkave (Marathonisi) – 25 € / person (opsionale) X Trageti Kyllini – Zakynthos – Kyllini – 25 € / person (e detyrueshme) X Taksa turistike hotel 4* – 10 € për dhomë / natë (e detyrueshme) X Taksa turistike hotel 3* – 5 € për dhomë / natë (e detyrueshme)

nga

€399

për person

Kohëzgjatja:5 net
Vendndodhja:Greqi
Rezervo Tani

Pa komision • Pa rrezik